Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, e ka uruar Presidentin e Serbisë për fitoren në zgjedhje me mesazhin se “tani e ke kohën të vendosësh, a me Perëndimin a me Rusinë”.
“Fituesve, ju lumtë, me gjithë deformimet e demokracisë që kanë, i përgëzoj, dhe e them pa cinizëm. Serbia tani duhet të vendosë nëse është me Perëndimin ose me Rusinë. Është një perëndim gjeografik dhe duhet vendosur se çfarë është në aspektin e përkatësisë politike”, tha Millanoviç
“Thashë se përparimi i Kroacisë në 30 vitet e fundit është një histori e dyfishtë. Ne prisnim të zhvilloheshim si Spanja, nuk e bëmë. Por ne jemi më të zhvilluar se Serbia, por kjo fare nuk mjafton. Por, kjo nuk është puna ime”, tha presidenti kroat.









