Sali Berisha është përcaktuar që prej majit 2021 si non grata nga SHBA-të.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka garantuar se shpallja non grata e ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk lidhet vetëm me Departamentin e Shtetit.
“Të gjitha ato raste kalojnë një proces shumë rigoroz shqyrtimi nga një numër agjencish. Këtu përfshihen qindra njerëz, qindra ekspertë që kalojnë të gjitha të dhënat”, siguroi Kim.
Pyetur së fundmi rreth nëse Amerika do të bashkëpunoj më Sali Berishën, Yuri Kim ri përsëriti edhe njëherë vendosmërinë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, se nuk do të ketë marrëdhënie me asnjë person të shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Ne kemi bërë të qartë si nga Uashingtoni edhe në Tiranë se nuk do të kemi marrëdhënie me persona të shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor.Pozicioni i SHBA mbi luftën kundër korrupsionit është i qartë, i palëkundur dhe i pandryshuar. Seksioni 7031(c) i legjislacionit për Buxhetin dhe Operacionet e Huaja prej vitit 2008 i kërkon Sekretarit të Shtetit që të shpallë publikisht ose privatisht ata persona që nuk kualifikohen për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Në një kohë më të afërt, Administrata Biden ka ndërmarrë hapa të mëtejshme për të siguruar llogaridhënien e individëve të korruptuar. Memorandumi për Studimin e Sigurisë Kombëtare i 3 qershorit 2021 theksonte se Shtetet e Bashkuara e shohin luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Urdhri Ekzekutiv i Presidentit i 8 qershorit 2021 përforcon përpjekjet e SHBA që personat përgjegjës të japin llogari për veprimet e tyre, duke përfshirë nëpërmjet dizenjimevee (shpalljeve)”, thuhet në reagimin e ambasadës.Gazeta Sot