-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse mbështet ende Ballkanin e Hapur? Osmani s’e kupton Edi Ramën

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se nuk e di pse Shqipëria vazhdon ta përkrahë Ballkanin e Hapur.

Osmani thotë se e ka të paqartë pse Shqipëria do të pranonte një nismë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran.

“Unë nuk e di pse Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran dhe ku rol të rëndësishëm ka Vuciçi, udhëheqësi i një shteti që në baza ditore tenton ta destabilizojë Kosovën dhe ta shkel sovranitetin e saj”, tha Osmani.

“Për mua është e pakuptueshme pse një gjë e tillë përkrahet nga ana e Shqipërisë, ne i kemi dhënë argumentet tona që një kohë të gjatë, ndërsa pse po vazhdojnë ta përkrahin një nismë të tillë është pyetje që duhet t’i bëhet Shqipërisë”, tha Osmani 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit