Kreu i PS-së, Edi Rama kërkoi nga deputetët dhe kryetarët e bashkive që të gjenden pranë qytetarëve në këtë kohë të vështirë, referuar luftës në Ukrainë, që ka ndikuar te rritja e krizës. Duke injoruar opozitën, ai tha se veç kësaj shumice nuk ka asnjë tjetër që mund ta mbajë këtë detyrim.
“Cfarë jeni këtu, bëjini një thirrje të jashtëzakonshme mendjes, vendosni gishtin kokës, sepse është detyrimi ynë, është kaq shumë detyrimi ynë, sepse përveç të tjerave nuk ka asnjë tjetër që mund ta mbajë këtë detyrim, që të ushqejmë me fjalët, veprimet dhe vendimet tona sigurinë te njerëzit.
Ta harrojmë që kemi fituar, një, dy apo tre mandate, duhet të mendojmë se mandatet tona nuk i duhen dreqit nëse nuk jemi në lartësinë e kësaj kohe të jashtëzakonshme” tha ai.