Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një takim me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey. “Kur je njëherë kryetar bashkie mbetesh, sepse ke të njëjtën ndjesi, që je përgjegjës.
Unë jam kryetare prej dhjetorit të vitit të kaluar” tha Giffey dhe më pas shkëmbyen dhuratat. Në përfundim të vizitës, jashtë ambienteve të godinës së bashkisë, një fans i pikturave të kryeministrit po e priste Edi Ramën, që i firmosi autografe.
Rama do të ketë një agjendë të ngjeshur takimesh, të cilat do të mbyllen me një konferencë të përbashkët me kancelarin Olaf Scholz. Integrimi, por edhe situata në rajon pritet të jenë në qendër të bisedës që Rama do zhvillojë me kancelarin gjerman. Kjo është vizita e parë zyrtare e një lideri të Ballkanit Perëndimor, që nga koha kur në krye të qeverisë gjermane erdhi Olaf Scholz.
Axhendat
12:30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit
15:20 – Takim bilateral me z. Frank-Walter Steinmeier, President i Gjermanisë
18:00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar i Gjermanisë
18:15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz