-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Po punojmë që ta padisim Serbinë për gjenocid

Kryesoret

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u shpreh se institucionet po punojnë për të përgatitur padinë ndaj Serbisë për gjenocidin në Kosovë.

“Zonja presidente, kur do të përgatitet padia për gjenocid ndaj Serbisë?” ishte pyetja që iu bë kryetares së shtetit të Kosovës në rrjetet sociale.

Ajo është përgjigjur, duke thënë se është janë duke punuar në këtë drejtim. “Është duke u punuar në këtë drejtim, por kërkohet akoma kohë që të finalizohet e gjithë puna”, ka shkruar ajo.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se kjo është çështje komplekse dhe gjigante, prandaj duhen bërë përgatitjet mirë.

Qeveria e Kosovës është zotuar se do të ngrejë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj Serbisë për gjenocid gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit