Presidenti i Ukrainës Zelensky shprehet se kjo javë do të jetë vendimtare në luftën kundër Rusisë. Përballja është zhvendosur në lindje të vendit. “Kjo javë do të jetë më e rëndësishme se ajo që lamë pas. Do të jetë më e tensionuar dhe më vendimtare. Trupat ruse do të kalojnë në operacione edhe më të mëdha në lindje të vendit tonë” tha ai.
Ukrainasit kanë shpërndarë disa video në të cilat ata janë duke u stërvitur për të luftuar në Luhansk, në lindje të vendit, një rajon pothuajse i kontrolluar nga rusët dhe që u vetëshpall republikë 2 muaj më parë. Të dielën disa imazhe satelitore mundën të kapnin një autokolonë të tankeve dhe mjeteve të rënda ruse duke shkuar në jug të Ukrainës.