-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aqif Rakipi në listën e zezë, Basha: E patë? Kisha të drejtë

Kryesoret

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha thotë se koha i dha të drejtë për denoncimet që ka bërë për ish-deputetin Aqif Rakipi që SHBA dje e futi në listën e zezë duke i sanksionuar pasuritë.

Më tej në listë, ish-kryedemokrati u rikthehet akuzave edhe për Doshin dhe Dakon. Që të tre, sipas Bashës janë “bedelët e Ramës” që blenë votat për ta mbajtur në pushtet.

“Koha na dha prapë të drejtë! Aqif Rakipi, Tom Doshi, Vangjush Dako janë bedelët me të cilët Edi Rama kreu masakrën zgjedhore dhe tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve që kërkonin ndryshim.

Në argumentimin nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara për sanksionet ndaj Aqif Rakipit theksohet:

“Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike”. Ky paragraf tregon se si i “fitoi” zgjedhjet Edi Rama në 2017 dhe në 2021.

Kriza në të cilën ndodhet sot Shqipëria, është pasojë e shkatërrimit të institucioneve demokratike dhe të procesit zgjedhor, që dje u konfirmua edhe nëpërmjet sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse këtë duhet ta kishin bërë organet ligjzbatuese shqiptare, ai është një lajm i mirë që partneri ynë strategjik SHBA është fokusuar në luftën kundër korrupsionit që po minon demokracinë dhe po shkatërron mirëqenien e shqiptarëve” mbyllet postimi i Bashës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit