Të paktën 13 persona raportohet se kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në një stacion metroje ne Brooklyn.
Mediat në Amerikë shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës.
Ndërkohë, autoritetet raportojnë se kanë gjetur edhe disa eksplozivë që nuk kanë shpërthyer në ambientet e metrosë së Brooklyn-it.
Nga ngjarja e rëndë u krijuar një situatë kaotike, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë njerëz të gjakosur në platformën e metrosë.