-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Guardiola i kthehet gazetarit: Mos ma thuaj mua atë gjë

Kryesoret

Pep Guardiola hyn në historinë e Champions League, edhe pse nuk e ka fituar kupën me veshë të mëdhenj për më shumë se një dekadë (2010/11 me Barcelonën). Trajneri katalanas në fakt këtë mbrëmje me Manchester Cityn e tij arriti gjysmëfinalen e tij të nëntë në kompeticion – katër me Barçën, tre me Bayern Munich dhe dy me Citizens – rezultat i paarritur nga asnjë trajner tjetër në histori…

Sinqeriteti i Guardiolës pas ndeshjes: “Pa top nuk jemi skuadër e mirë” Trajneri i Manchester City ka analizuar barazimin 0-0 në Madrid ndaj Atléticos. Qytetarët vuajtën më shumë se ç’duhej, por kaluan në gjysmëfinale të Champions League me 1-0 e ndeshjes se pare.

Gazetari e pyeti: “Loja juaj sulmuese sonte nuk ekzistoi, menduat vetëm te mbroheshit”. Përgjigja e Pep ishte e menjëhershme: “Nuk kishte mënyrë tjetër! Më thua mua për sulm, që jam i pari që e dua dhe s’dua ta shoh ekipin të mbrohet. Por s’kishte mënyrë tjetër sonte. Ata ishin brilantë. Nuk kam kritikuar kurrë stilin e lojës së Simeones dhe as kam thënë që duhet të luajë kështu apo ashtu”.

“Kam qenë edhe më parë në këtë stadium kur quhej Calderon dhe ka qenë i nxehte si edhe sonte. Kur ka momentin e tij të shtyp. Po flasim për Atletico Madrid, kampione e Spanjës dhe që kam respekt. E dija që dy ndeshjet do ishin ndryshe nga njëra-tjetra”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit