Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, deputeti Gazment Bardhi ka komentuar me ironi deklaratën e Flamur Nokës lidhur me procesin e bashkimit të partisë.
“Interesant shumë edhe ky qëndrim: Kush kërkon bashkimin e demokratëve është “vegël” e ER; ndërsa kush po përçanë partinë, po zvogëlon partinë dhe po ecën në rrugën e njëanshmërisë, pa asnjë reflektim, po e “tmerron” dhe “lufton” fuqishëm ER” shkruan Bardhi.
Por cfarë tha Flamur Noka?
“Nuk kemi më kohë për të humbur! Kush dëshiron të lidhë fatin e tij me veglat e Edi Ramës është i lirë ta bëjë, por koha e pengmarrjes së opozitës ka marrë fund!” u shpreh Noka duke sjellë reagimin e Bardhit dhe të Alibeajt.