-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shkaktuan vdekjen të riut në portin e Durrësit, policia arreston 3 persona

Kryesoret

Aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në Portin e Durrësit ka venë në pranga 3 persona të tjerë përgjegjës për ngjarjen e ndodhur.

Policia bënë me dije se një nga të arrestuarit, 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë, dyshohet të ketë goditur me mjetin e punës viktimën, punonjës i kësaj firme gjithashtu, shtetasin R. B.

Njoftimi nga Policia Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:
-R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit.
-N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë.
-B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi N. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit