Kryetari aktual i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dal në një konferencë për mediat në lidhje me platformën e propozuar nga ai vetë ditën e djeshem.
Ashtu siç ishte njoftuar Alibeaj ka sqaruar pikat e platformës së tij.
Ai ka shprehur se nuk ka një proces përçarës dhe se puna e platformës ka ardhur si rrjedhojë e një jave të gjatë mbledhjesh dhe propozimesh brenda selisë.
Po ashtu ai ka falënderuar grupin e punës që ka marr pjesë në hartimin e platformës, ku mësohet se pjesë e grupit ka qenë dhe ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
“Pas një jave diskutimesh me kolegët e grupit parlamentar, në mbledhjen e gjatë të grupit, është konkluduar në një qëndrim që përbën platformë parimesh e prpozuar deri më tani nga shumica dërrmuese e grupit parlamentar.
Konkretisht:
Agron Gjekmarkaj
Alfred Rrushaj
Andia Ulliri
Arbi Agalliu
Bledion Nallbati
Dashnor Sula
Dhurata Cupi
Enkelejd Alibeaj
Eralda Tase
Fation Veizaj
Ferdinand Xhaferraj
Flamur Hoxha
Flutura Acka
Gazmend Bardhi
Greta Bardeli
Helidon Bushati
Ilda Dhori
Jorida Tabaku
Kastriot Piroli
Kreshnik Collaku
Lefter Gështenja
Lindita Metaliaj
Lulzim Basha
Merita Bakiu
Oriola Pampuri
Ramadan Likaj
Saimir Korreshi
Seladin Jakupllari
Zef Hila
Zheni Gjergji
mbeshtesin e propozijne kete platforme parimesh per bashkimin e demokrateve.
1- Grupi parlamentar apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, percarjes, fyerjes e arrogances mes demokratëve e i bën thirrje secilit anëtar të partisë të reflektojë e të heq dorë nga cdo pozicion i deritanishëm përcarës mes demokratëve.
2- Çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo ngritje të strukturash lokale të partisë apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë në funksion të frymës së bashkimit duhet të anulohen e të shtyhen në një kohë të përshtatshme qe percaktohet ne perputhje me rregullat e caktuara ne kete dokument”, tha Alibeaj.