“Mos t’iu duket fare çudi që Putin mund të përdorë butonin e kuq. Kjo është frika më e madhe e BE-së, e cila së brendshmi ka mëkatet e veta”.
Kështu u shpreh në “5 Pyetjet nga Babaramo” doktori i shkencave për marrëdhënie ndërkombëtare, Florian Çullhaj, teksa foli për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe rrezikut që Putin paraqet për botën.
Ai u shpreh se Europa ka besuar gjithmonë që të arrijë paqen përmes dialogut, por koha tashmë ka ndryshuar. “Europa ka besuar gjithmonë paqja nëpërmjet dialogut, por ka ndryshuar. Franca ka problemet e saj, Italia ka problemin e gazit rus. Europa në vetvete është gjetur e papërgatitur. Aneksioni i Krimesë ishte shkollë për Europën”.
Për doktorin e shkencave, Putin është në pozicion komod.
“Putin është në një pozicion komod. Ai sot fiton gati 1 miliard euro në ditë, ka naftën dhe derivatet e saj”.