-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama publikon statistikat e aksidenteve: Edukimi mbi Trafikun pjesë e programit arsimor

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka publikuar statistikat e aksidenteve automobilistike për vitin 2021.

“19.9% më pak aksidente rrugore, 18.8% më pak qytetarë të përfshirë në aksidente, 7.5% më pak fatalitete nga aksidentet, 14.8% më pak aksidente shkaktuar nga sjellja e drejtuesit të mjetit, 37% ulje e indeksit të vdekshmërisë për 10,000 mjete,” ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu kryeministri ka theksuar se për të ulur më tej aksidentet Policia e Shtetit është duke punuar me Kryqin e Kuq dhe Ministrinë e Arsimit për të edukuar brezin e ri nën moshën 18 vjeç.

“Automotorizimi Shqiptar (DPSHTRR) po punon me partneritete dhe programe ndërgjegjësuese e formuese, me 304 institucione arsimore publike e private, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Ministrinë e Arsimit, Kryqin e Kuq, Klubin Shqiptar të Automobilit dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar për Edukimin mbi Trafikun dhe Sigurinë Rrugore, për moshat nën 18 vjeç, me objektiv Planin Global të OKB, OBSH e FIA për uljen e fataliteteve nga aksidentet rrugore me 50% deri në vitin 2030,” ka theksuar Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit