-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me snajper dhe drogë, shpallet në kërkim vëllai i grabitësit të Rinasit

Kryesoret

Ilir Murataj, vëllai i grabitësit të Rinasit Admir Murataj është shpallur në kërkim nga policia pasi në shtëpinë e tij janë gjetur armë zjarri automatik, një pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

Admir Murataj ka qenë një prej drejtuesve kryesorë të një grupi grabitësish në shtetin grek. Ai u arrestua në janar të 2013 në Greqi, i akuzuar për disa grabitje në banesa, banka dhe automjete por qëndroi në burg vetëm për 2 muaj.

Emri i Admir Murataj u dëgjua për herë të parë në Shqipëri në vitin 2013 kur së bashku me 11 shqiptarë të tjerë kryen arratisjen e bujshme nga burgu i Trikallës.

Me 23 mars një grup i armatosur nga jashtë burgut, sulmuan me armë zjarri rojet duke lënë të plagosur edhe dy prej tyre dhe bënë të mundur arratisjen.

Më 17 qershor të 2013 do vinte një tjetër përplasje mes policisë greke dhe bandës, ku nga shkëmbimi i zjarrit humbi jetën një oficer policie, baba i dy fëmijëve, 37 vjec.

2 vjet më pas Murataj u shfaq në një ngjarje të bujshme. Më 13 shkurt 2015 rreth orës 12.30 pranë bulevardit “Zogu i Parë” nën kërcënimin e armëve bashkë me 2 të tjerë grabiti një bankë te nivelit të dytë.

Më 3 dhjetor 2015, në segmentin rrugor Qafë Kashar-Rinas,  grabiti me armë një furgon të blinduar, që transportonte një vlerë të konsiderueshme valute.

Më 9 shkurt 2017, rreth orës 12:00 dy automjete të blinduara u përballën me grabitësit në rrugën e Rinasit, që me dhunë e nën kërcënimin e armëve grabitën rreth 3.2 mln euro.

Në 9 prill 2019 mediat greke bënë të ditur se ishte ai që u vra pas grabitjes spektakolare në Rinas.

Njoftimi i policisë

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.
Shpallet në kërkim 53-vjeçari që i posedonte.

Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të mbajtjes pa leje të armëve, në fshatin Çerem, strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë organizuar punën dhe ushtruar kontroll në banesën e shtetasit I. M.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e pronarit të banesës, shtetasit I. M., 53 vjeç, banues në fshatin Çerem, Tropojë.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit