Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e ndëshkoi Sali Berishën në seancën e sotme plenare duke i tërhequr vëmendjen me masë disiplinore, pasi shtyu duke larguar nga foltorja Enkelejd Alibeajn, të cilit i ishte dhënë e drejta e replikës me Edi Ramën. “Çfarë bëhet këtu?” reagoi e habitur Nikolla.
“Fjala është për zotin Alibeaj. Zoti Berisha uluni në vend, nuk ua kam thënë fjalën. Fjala është për zotin Mediu që e ka kërkuar përpara jush. Keni masë disiplinore, masë vërejtje për sjelljen” tha kryetarja e Kuvendit.
Për situatën reagoi edhe kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla që e cilësoi sjelljen e Sali Berishës të turpshme dhe kërkoi 5 minuta pushim duke sjellë ndërprerjen e seancës.