-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha thirrje DASH: Yuri Kim po cenon pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri

Kryesoret

Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri. Ai e ka shprehur se Yuri Kim ka ndërhyrë në vendimin e Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit.

Po ashtu Berisha ka shtuar se Kim e ka pranuar vetë këtë gjë , jo legjitime në një postim në Twitter.

Ai është shprehur se ligji e ndalon rreptësishtë ndërhyrjen e diplomatëve të huaj në politikat e vendit dhe nuk mundet që ata të kthehen në aktor politikë.

“Gjate ketyre diteve, ne konferencat e mia per shtyp, sot paradite dhe te premten e shkuar, kam njoftuar mediat dhe publikun se Znj Kim, ambasadore e SHBA ne Tirane ka nderhyre ne procesin e gjykimit te ankeses se paraqitur kunder vendimit te gjykates se Tiranes per regjistrimin e Statutit te Kuvendit te 11 dhjetorit 2021, ankim i cili eshte ne kundershtim flagrant me kodin e procedures civile dhe praktiken e gjykatave deri me sot.

Per nderhyrjen e saj per kete çeshtje ajo ka kerkuar ndihmen e qeveritareve te rendesishem te Partise Socialiste. Sot fill pas denoncimit tim te kesaj nderhyrje, ambasadorja Kim pranoi permes nje twitter se ka nderhyre ne sistemin e drejtesise.

Duke e konsideruar kete nderhyrje nje akt te rende dhe te papranueshem shtoj se gjykatat prezumohen te jene te pavarura dhe cdo nderhyrje pavaresisht makiazhit perben cenim te hapur te kesaj pavaresie dhe dhunon ligjet e kushtetuten e vendit dhe parimet nderkombetare te drejtesise te pavarur.

Kur presioni dhe nderhyrja vijne nga diplomate te huaj, pervecse shkelin e sovranitetin dhe ligjet e vendit ata shkelmojne gjithashtu dhe konventat nderkombetare qe ndalojne rreptesisht kthimin e diplomateve ne aktore politike.

I bej thirrje Departamentit te Shtetit te mos lejoje nderhyrjet e palejueshme te ambasadores Kim ne proceset gjyqesore dhe pavaresine e drejtesise ne Shqiperi,” ka shkruar ai në një njoftim për mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit