Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se në vjeshtë në Durrës do të nisë projekti për një shëtitore moderne, gati 3 km, të cilën e cilësoi të domosdoshme. Ai e krahasoi projektin me Vlorën.
“Me Anin dhe projektuesit e ndërhyrjes së madhe për një Lungomare në Plazhin e Durrësit, një projekt madhor me impakt të lartë ekonomik. Do ta bëjmë model brenda këtij mandati.
Ta bëjmë një ndërhyrje si palma, ta bëjmë një shqiponjë të madhe në det. Aty bashkia mund të nxjerrë edhe përfitime të mëdha. Do ta bëjmë një shqiponjë në det” shkruan Rama.