-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimi mbi aferat financiare, Donald Trump gjobitet me 10 mijë dollarë në ditë

Kryesoret

Një lajm i bujshëm po qarkullon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është gjobitur nga Gjykata e Neës York-ut me 10 mijë dollarë në ditë, pasi nuk dorëzoi dokumentat te prokurorët që hetonin praktikat e tij të biznesnit.

Letitia James, prokurorja e përgjithshme e Neë York-ut, kishte kërkuar për konstatimin e përbuzjes këtë muaj duke thënë se Trump nuk kishte respektuar një thirrje që kërkonte që ai të dorëzonte dokumentet dhe informacionin.

Hetimi civil i James është fokusuar nëse Organizata Trump ka keqdeklaruar vlerat e pronave të saj të paluajtshme për të marrë kredi të favorshme dhe zbritje tatimore. Më herët në prill James tha se hetuesit kishin gjetur “prova të rëndësishme” të deklrimeve të rreme.

Në një dosje gjyqësore, prokurorja e përgjithshme e Neë York-ut, asokohe tha se Trump dështoi t’i përmbahej marrëveshjes së tij të mëparshme për të përmbushur “plotësisht” thirrjen e saj për dokumente dhe informacione deri më 31 mars. Të hënën, Gjykata e Lartë të shtetit të Neë York-ut, ra dakord me James se Trump ishte në shpërfillje të gjykatës.

“Zoti Trump, e di që ju e merrni seriozisht biznesin tuaj dhe unë e marr seriozisht timin. Në këtë mënyrë ju mbaj në përbuzje civile dhe ju gjobit me 10 mijë dollarë në ditë”, tha gjykatësi në një seancë dëgjimore.

James më parë tha se hetimi i saj kishte gjetur prova që sugjeronin se për më shumë se një dekadë pasqyrat financiare të kompanisë “bazoheshin në vlerësimet mashtruese të aseteve dhe keqinterpretime të tjera për të siguruar përfitime ekonomike”.

Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje dhe nuk është akuzuar për keqbërje kriminale. Ai e ka quajtur hetimin “gjueti shtrigash”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit