Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, sot shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright.
Osmani e Kurti jane4 ftuar nga familja Albright, ndërkohë kanë parashikuar edhe disa takime të tjera.
Ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars. Albright, shërbeu si sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në vitin 2001.
Ajo nxiti zgjerimin e NATO-s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.