Forcat ukrainase kanë kryer një tjetër sulm mëngjesin e sotëm në territorin e Rusisë.
Media shtetërore ruse, TASS, ka raportuar mëngjesin e së mërkurës se një depo municionesh në pranë fshatit Staraya Nelidovka në rajonin Belgorod, pranë kufirit me Ukrainën, ka shpërthyer si pasojë e sulmeve me raketa.
Lajmi është konfirmuar edhe nga guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov, në kanalin e tij në “Telegram”.
“Sapo kontaktova me kreun e vendbanimit rural Golovinsky, Denis Zolotukhin. Sipas informacioneve paraprake, një depo municioni është në flakë pranë fshatit Staraya Nelidovka”, shkroi ai.