Këngëtarja, Bleona Qerreti është përfolur se do të jetë e një nga kandidatet për Këshillin e Ri Kombëtar nesër në Kuvendin e PD-së, të organizuar nga Sali Berisha.
Përmes në statusi në Instagram, Belona ka hedhur poshtë lajmin duke shprehur se nëse do ti futej rrugës së politikës do të përzgjidhte SHBA-në si vend.
“Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetare amerikane! Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës – vendit tim!! Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”– shkruan Bleona Qerreti në postimin e saj.