Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi nga foltorja e Kuvendit të PD-së, i shtriu dorën grupit të Lulzim Bashës brenda së djathtës që të bashkohet me Sali Berishën për të rrëzuar Edi Ramën.
“Gjendja do të ndryshojë. Rruga drejt ndryshimit nuk kalon nga qeveria, por nga opozita e re. I vetmi ndryshim është ai përmes ndryshimit tonë.
Ne nuk do të jemi kurrë një opozitë fasadë. Kjo do ta ndryshojë Shqipërinë. Momenti nuk i largët, por sot këtu, në këtë kuvend.
Pas shumë debateve, edhe të pahijshme dhe të palavdishme, jemi këtu sot me dorën e shtrirë. Kjo është opozita e re. Edi Rama dhe Lulzim Basha shkallmuan votën e lirë” tha ai.