-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gruaja e futi foshnjën në valixhe, burri: Nuk është i imi

Kryesoret

Korça u zgjua e tronditur mëngjesin e sotëm pas lajmit për gjetjen e një foshnje në një valixhe.

Me derën gjysmë të hapur Klodi Hasimllari, i cili gjeti sot në banesë fetusin në një valixhe në banesën e tij, ka deklaruar se dyshon se bashkëshortja e tij e ka abortuar para një muaji. Ai tha se dyshon që fëmija nuk ka qenë i tij.

“Dyshimi është se ka abortuar një muaj përpara se të vija unë. Fëmija nuk besoj se është i imi. Në 6 muaj e fundit isha gjashtë vendit, në Greqi. Gruaja jetonte vetëm me çunin” tha ai.

Bashkëshortja vuan nga sëmundje të shëndetit mendor dhe është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme. Gruaja jetonte në banesë me një fëmijë tjetër, autik.

Mjekia neuro-psikiatre Nikolina Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzëninë e 40-vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzënia ka qenë e dukshme.

Ata kanë tentuar ta vizitojnë por 40-vjeçarja ka kundërshtuar. Gruaja sipas mjekes është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më parë por nuk pranonte të mjekohej.

“Nuk isha njohur më parë me rastin, dhe pashë pacienten për herë të parë. Nga familjarët njihet e sëmurë prej 3 vitesh dhe ka qenë e kartelizuar 1 vitë më parë. Vetë familjarët thonë që e kanë shoqëruar, por nuk dihej origjinia e anemisë.

Është e sëmurë, e quan veten një person tjetër, dhe fëmija është lindur nga personi tjetër. Është e sëmurë mendore, është crregullim psikotik. Ajo jashtë realitetit është e papërgjegjshme, nuk është kritike për situatën.

Në këtë rast vepron ligji i shëndetit mendor, shtrim i detyruar me vendim gjykate dhe hospitalizim. Nuk më përleu që jetonte vetëm më një fëmijë autik të vetëm”- u shpreh ajo.

Fqinjët konfirmojnë që gruaja ka probleme të shëndetit mendor, por shtojnë se më shumë detaje rreth fëmijës apo shtatzënisë nuk dinë.

“Është e sëmurë, shumë e sëmurë. Banon në kat të dytë. Nuk e di a ishte shtatzënë. I shoqi rri në Greqi, edhe erdhi. Vete e vjen, po këtu ishte dje. Ashtu ka qenë ajo edhe më përpara. Ajo ka një djalë, po edhe atë s’e ka mirë,” tregon një e moshuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit