Indeksi i Lirisë së Shtypit Botërorë, në të cilën Kosova ka shënuar përparim për 18 vende krahasuar me vitin e kaluar, sipas Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është shembulli i shkëlqyer i përkushtimit të pushtetit ndaj demokracisë.
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajteve tona gjatë luftës dhe ata që vazhdojnë të dalin në mbrojte të vërtetës dhe lirisë”, ka shkruar Osmani në rrjetin e saj social në Twitter.