-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama niset për në Varshavë: Kemi konferencë me donatorët

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së Kyresisë së PS-së, këtë të mërkurë.

Ai është shprehur se nuk do ti kushtonte shumë kohë mediave sot për shkak se do të nisej në konferencë për në Varshavë.

“Duke qenë që nisem sot pasdite për në Varshavë, për shkak se kemi një konferencë me donatorët e Ukrainës, do ju kërkoja të ishim sa më të shpejtë,” tha ai.

Më pas Rama ka zbuluar për mediat se çfarë u diskutua në mbledhje.

“Sot kemi diskutuar për procesin e hyrjes në zgjedhje të parti për kryetarët e të gjitha njësive dhe në asamblenë kombëtare do të miratojmë një sërë dokumentesh që sot janë miratuar në kryesi që burojnë nga  detyrimet në funksion të plotësimit të kuadrit të rregullave të funksionimit të partisë

Pati një informacion nga grupi i posaçëm dhe sot sipas informacionit që morëm kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvend në përpjekje për të identifikuar një kandidaturë që mund të ketë një konsensus më të gjerë sesa shumica jonë.

Nëse ka vullnet patjetër që shanset janë të mira. Ne jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të zgjedhjes së një presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit,” është shprehur Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit