-sidi education-spot_img
26.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD e ndarë, Salianji zbulon negociatat: Fola me dy grupet, nuk ulen me njëri-tjetrin

Kryesoret

Pasditen e sotme, Enkelejd Alibeaj i shkarkuar nga Sali Berisha në datë 30 Prill thirri dhe mblodhi grupin parlamentar, por deputetët e Komisionit të Rithemelimit e refuzuan duke mos marrë pjesë.

Deputeti Ervin Salianji që mori pjesë në mbledhje zbuloi se tentoi dhe negocioi me të dy palët, por nuk arriti t’i bindte që të uleshin bashkë.

“Ka një përpjekje në kulisa dhe skizofrenike për ta ndarë PD-në në dy pjesë. Personalisht edhe sot kam bërë përpjekje duke folur edhe me Rithemelimin dhe pjesën tjetër. PD ndodhet në krizë prej muajsh.

Që e ka zhvendosur fokusin nga përballja me qeverinë apo dy reformave kryesore, territoriale apo zgjedhore.

Të gjithë deputetët duhet të ulen dhe t’i japin zgjidhje krizës që të mos i shpërndajmë më demokratët në cdo cep dhe lufta kundër Edi Ramës. Do të bëjmë cdo përpjekje që grupi të funksionojë si një i tërë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit