-sidi education-spot_img
32.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vetëm 18 deputetë në mbledhje, Alibeaj: Kush janë këta të Rithemelimit?!

Kryesoret

Kryetari i grupit parlamentarë të demokratëve, Enkelejd Alibeaj ka njoftuar ditën e sotme për mbledhjen e deputetëve të PD-së.

Ai ka deklaruar se nuk i ka thirrur deputet që kanë qenë pjesë në Kuvendin e 30 prillit, sipas tij çështja që ai nuk njihet nga Grupi i Rithemelimit nuk është çështja kryesore në rendin e ditës.

“Grupi Parlamentar do duhet të ndjek agjendën parlamentare, ka shumë çështje për të diskutuar, një ndër to edhe ajo e Rinasit me përpjekjen e koleges Andia Ulliri, arritëm të kishim një fitore sado të vogël por e patëm, një tjetër çështje është ajo e investitorit strategjik,” ka thënë Alibeaj teksa ka shtuar se ai ka si detyrim të unë kam detyrimin ti thërras ti dëgjoi ata që janë pjesë e grupit parlamentar.

Deri më tani numri i pjesë marrësve në mbledhje është vetëm 18, dhe për këtë gjë Alibeaj është justifikuar duke thënë se ai thjesht po zbaton nenin e Kushtetutës së PD-së, të 2013.

“Ka një nenë, neni 4, që përcakton që grupi parlamentar mblidhet dhe ezaurohet nga kryetari i grupit, ajo që është e rëndësishme, unë jam këtu për të dëgjuar çdo zë deputeti dhe të diskutojë me ta,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit