-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri? Salianji: PD ka hallet e veta, nuk po ulemi me njëri tjetrin

Kryesoret

Grupi i PD-së është më i përçarë se kurrë. Këtë e konfirmoi sot edhe n/kryetari i grupit, Ervin Salianji. “Ka pothuajse tre muaj që nuk funksionon grupi parlamentar. Gjithçka merret për interes personal të një personi. Kryesia e grupit mblidhet cdo javë. Përcakton qëndrimet politike në komisionet parlamentare dhe jo më cështje të rëndësishme, si ajo e presidentit” tha ai.

Por a e njeh ai Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi? “Kryesia e grupit, fakti që po them se kam komunikuar me Alibeajn, nuk besoj se kjo ka diskutim nëse njihet apo jo, sepse kryetarin e grupit parlamentar edhe kur nuk ka konflikte, përsëri miratohet nga grupi.

Jemi në një axhitim dhe nxitim në pashpjegueshëm. Rama e ka mbyllur cështjen e presidentit. Demokratët kanë shqetësim si të zgjidhen me njëri tjetrit. PS të përcaktojë kriteret, emrin PD, të Presidentit. Nuk është zgjidhje bojkoti dhe as dhënia e dakordësisë në tavolinë. Kërkojmë nxitim të ulemi me Ramën dhe nuk po ulemi dot me njëri tjetrin” tha ai.

Salianji kundërshtoi edhe zëdhënësen e grupit, Oriola Pampuri. “Nuk mund të jetë zëdhënës i grupit një njeri që nuk ka tagër të flasë në emër të grupit. Nuk ka mbledhje kur nuk ka kuorum.

Përgjegjës do të jetë ata që bëjnë këtë ndarje. Diskutimet dhe nëse doni, ftesën e të përjashtuarve nga grupi i PD-së janë bërë pa dijeninë e grupit. Nëse ke bërë këto veprime, tani duhet dilet për zot dhe për të diskutuar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit