-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e Ilvi Metës, Berisha: Të rinjtë dalin nga qelia me arkivol, janë vrasje shtetërore

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në protestën e mbajtur këtë mbrëmje për vdekjen e 31-vjeçarit në komisariatin e Kavajës thotë se vrasjet apo vetëvrasjet në komisariate nuk duhet të ndodhin.

Sipas tij, këto janë vrasje shtetërore dhe autoritetet duhet të marrin masa.

“Cdo qytetar i këtij vendi që shoqërohet apo ndalohet në një institucion të vuajtjes së dënimit apo në komisariate të policisë ai ka të garantuar me ligj jetën, paprekshmërinë dhe dinjitetin e tij. Kjo është për cdo vend të lirë.

Kurse në Shqipëri është një seri tragjike të rinjsh të cilët hyjnë shkojnë në qeli të shoqëruar dhe dalin prej tyre me arkivol. Rasti i fundit, i Ilvi Metës në Kavajë është një rast tragjik, i cili dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit shqiptar.

U shoqërua në polici dhe u mor me një vendim gjykatë dhe del me arkivol. Asnjë nga drejtuesit e shtetit nuk ka shqiptuar një fjalë të vetme për këtë dramë të të riut që nuk duhet të humbte jetën.

Ky është morali i kësaj bande në pushtet. Ju garantoj unë se shkaku themelor i këtyre vdekjeve vrasjeve apo vetëvrasjeve ne qeli që në të dyja rrethanat janë shtetërore, sepse nuk duhet të ndodhin, shkak kryesor është rekrutimi në policinë e shtetit i pengmarrësve, trafikantëve, grabitësve dhe vrasësve ordinerë.

Të gjitha këto janë vrasje shtetërore. Një gjë është e sigurt që një i shoqëruar as mund të vrasë vetën as të vritet”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit