-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama kërcënoi SPAK-un, Kryemadhi: Inceneratorët dhe dosja e fshehtë

Kryesoret

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mesditën e sotme gjatë një takimi me gjimnazistët e Tiranës tha se Edi Rama e kërcënoi SPAK-un, sepse ka frikën e dosjes së inceneratorëve. “Kryeministri shkumëzonte përpara “yes man”-ve të tij, sepse një gjë u kërkonte kryetarëve të bashkisë, që të ngrinin këshillat rinorë me urdhra politikë, sepse do të kontrollojë cdo gjë. Kërcënonte SPAK-un.

Kush është SPAK? Në fakt frika që tregonte është dosja e inceneratorëve, dhe normal që të rinjtë ikin nga Tirana në Gjermani dhe Amerikë, se fatet e tyre për 30 vite i ka vendosur Rama me Veliajn se do të mbushin xhepat me paratë e inceneratorëve” tha ajo.

Kryemadhi foli edhe për një histori të fshehtë, sipas saj të Dvoranit dhe Ramës. “Zoti Rama e di që Dvorani ka një histori të fshehur. Rama me urdhër të tij dëmtoi një aksion që kapte të flagrancë Dvoranin në një aferë korruptive. Por kjo nuk prishet sepse ekziston diku” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit