Ambasada amerikane në Shqipëri ka shpërndarë sërish fjalën e ambasadores Yuri Kim, në Konferencën “Drejtësi në Kohë Sfidash”.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ka shprehur vlerësimin për suksesin e Reformës në Drejtësi krahas apelit për të qenë brenda standardeve.
Sipas saj, Reforma në Drejtësi ka qenë e suksesshme teksa ka pasur të nevojshme një shkëputje nga “drejtësia e së shkuarës”. E gjitha si një nevojë për të qenë në një vijë me standardet e Bashkimit Evropian.
“I nxis të gjithë këtu ta kenë parasysh këtë teksa zbatojmë reformën në drejtësi. Nuk mundet dhe nuk duhet të vazhdojmë me të ashtu-quajturën drejtësi e së kaluarës. Drejtësia që duhet të vijë në Shqipëri – si aleate e NATO-s, mike e Shteteve të Bashkuara anëtare e ardhshme e familjes së BE-së – është drejtësia që ka standarde që janë në përputhje me BE-në, që janë norma në Europë dhe pjesën tjetër të botës perëndimore, përfshi Shtetet e Bashkuara. Është edhe ajo që populli shqiptar pret dhe Meriton, dhe ajo që kërkohet nga BE-ja. Veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë 31 viteve të fundit e bëjnë po ashtu të qartë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për demokracinë, sundimin e ligjit, reformën në drejtësi në Shqipëri është më e fortë se kurrë. Ashtu siç janë të qarta edhe pritshmëritë e qytetarëve. Ju nxis të veproni në mënyrë që të mos zhgënjeni në lidhje me secilën nga ato tri gjëra (pritshmëritë e popullit shqiptar, kërkesat e BE-së, mbështetjen e SHBA-së) që përmenda më herët. Le të vazhdojmë të ecim përpara. Është koha për të krijuar një drejtësi që është vërtet e verbër dhe vërtetë e drejtë në Shqipëri”, shkruan ambasada.