Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në OKB – Ferit Hoxhën, të cilin e ka falënderuar për punën e shkëlqyer.
“Ishte fat historik që Shqipëria të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Bota kishte rastin të kuptojë drejtë përcaktimin e shqiptarëve dhe rreshtimin e tyre përkrah botës së udhëhequr nga Amerika”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ish-kryeministri i Kosovës, ka theksuar se e ka përgëzuar Hoxhën për punën e tij intensive në Këshillin e Sigurimit dhe qëndrimet e sakta në raport me zhvillimet politike në botë, “veçanërisht rolin e tij në nxjerrjen e rezolutave që dënojnë agresionin rus në Ukrainë”.