Pas deklaratës së përbashkët të liderëve të Finlandës ku shpreheshin pro bashkimit me NATO-n, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg është shprehur se anëtarësimi i vendit do të forconte NATO-n dhe vetë Finlandën.
“Nëse Finlanda vendos të aplikojë, ata do të mirëpriten në NATO dhe procesi i anëtarësimit do të jetë i qetë dhe i shpejtë,” thotë Stoltenberg.
Gjatë fjalës së tij, Stoltenberg ka shtuar se Finlanda është një kontribues i rëndësishëm për sigurinë euroatlantike.
“Finlanda është një nga partnerët më të ngushtë të NATO-s, një demokraci e pjekur, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe një kontribues i rëndësishëm për sigurinë euroatlantike”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.