Dy burra të goditur me thikë pranë njëri-tjetrit dhe të gjakosur janë gjetur në anë të rrugës në Pescara, ndërsa një shofer kalimtar i rastit ndalon për t’i ndihmuar. Ata janë dy burra me origjinë shqiptare, të cilët janë shtruar në spital me plagë të rënda, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Elvis Balani, 41 vjeç, mori një plagë të thellë në bark nga një mjet prerës. Sipas mjekëve, atij nuk i rrezikohet jeta por rrezikon të humbasë një pjesë të zorrëve. I plagosuri tjetër quhet Leon Cako, 39 vjeç, i cili mori plagë thike në këmbë. Pasi t’i nënshtrohen trajtimit të parë, ata do të dëgjohen për t’u shpjeguar punonjësve të Policisë se kush dhe si mbetën të plagosur. Për momentin, rikonstruksioni i ngjarjes bazohet në deklaratat e shpëtimtarit, një automobilist i cili po lëvizte përgjatë autostradës shtetërore 602, kur fillimisht vuri re dy hije në trotuar dhe më pas kuptoi se ishin dy persona, dy burra të plagosur në tokë.
Me njëfarë guximi dhe sensi të lartë qytetar, burri ndaloi makinën dhe u përpoq menjëherë t’i ndihmonte dy fatkeqët, duke vënë në dukje se rrobat e tyre ishin të përlyera me gjak. Pasi konstatoi gjendjen e tyre, më pas i ngarkoi të plagosurit më rëndë në makinën e të plagosurit tjetër, një “BMW”, dhe të gjithë së bashku arritën në urgjencën e spitalit të afërt Santo Spirito.
Stafi mjekësor e kuptoi menjëherë seriozitetin e gjendjes së dy shqiptarëve dhe në të njëjtën mënyrë e kuptuan edhe policët dhe menjëherë morën masa për zbardhjen e ngjarjes. Të dy u dëgjuan tashmë në orët pas shtrimit në spital. Një ekuipazh nga Volante u dërgua gjithashtu në vendngjarje nga komisariati. U takon agjentëve të hedhin dritë mbi therjen, të identifikojnë përgjegjësit dhe të kuptojnë nëse në origjinën e plagosjeve ka qenë një mosmarrëveshje e parëndësishme ose larjes hesapesh në mjedisin e krimit lokal.