Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë Projektligjin për pagën minimale, pasi nuk pati kuorum në shqyrtim të parë.
73 deputetë ishin të pranishëm në sallë, por vetëm 56 prej tyre morën pjesë në votim, me 51 vota për dhe 5 kundër.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se nuk ka kuorum për miratimin e këtij projektligji.
“Vetëm 56 deputetët kanë votuar dhe pjesa tjetër nuk kanë marrë pjesë fare në votim. Ky projektligj nuk kaloi, pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm i deputetëve në sallë. E hedhim në votim në një seancë tjetër kur të kemi kuorumin e mjaftueshëm”, ka thënë Konjufca.
Deputetët e opozitës votuan kundër, duke u thirrur në faktin se veteranët e luftës së UÇK-së nuk janë përfshirë në pagën minimale, në mënyrë që edhe ata të kenë pensionin me vlerë të njëjtë të pagës minimale.