-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërndanin drogë në festë, kapen “mat” dy shkodranët

Kryesoret

Dy të rinj janë arrestuar pak pas mesdite në Shkodër, pasi u kapën nga polica duke shpërndarë drogë në një festë në Shkodër. Abdurrahman Grizhja, 19-vjeç besohet se ka qenë shpërndarësi kryesor i festës.

Policia ka rritur të asgjësojë me dhjetëra qese me kanabis dhe kokainë, të cilat ishin bërë gati për shpërndarje.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ishulli”. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër.

Arrestohet një shtetas, procedohen penalisht dy të tjerë. Sekuestrohen dhjetëra doza të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në ishullin e lumit Buna, në fshatin Zus, Shkodër, po organizohej një festë në ambient të hapur, gjatë së cilës po shpërndahej lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ”Ishulli”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-A. G., 19 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”  Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të këtij operacioni u proceduan penalisht shtetasit:

-S. H., 24 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” Shkodër dhe F. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si rezultat, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit