Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, e ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo” foli për zgjedhjen e presidentit, ku raundi i parë në Parlament dështoi këtë të hënë, ku nuk pati asnjë emër të propozuar nga palët.
Gjylameti u shpreh se mazhoranca po kërkon një president mbi palët, ndërsa sipas saj, opozita kërkon alibi.
“Ky proces ka nisur prej disa javësh. Ne synojmë një presidenti mbi palët. Kriteret që po vendos opozita nuk kanë të bëjnë me atë që duhet të jetë presidenti i republikës. Ata po kërkojnë një alibi. Nuk jemi në fazën që duhet të përcaktojmë kriteret, por në fazën e propozimit të kandidaturave. Duhet të diskutojmë mbi emrat. Kriteret mund të ishin diskutuar para një muaji”, tha Gjylameti.
A po i konsumon qëllimisht mazhoranca raundet?
“Nëse do të ishim në këtë fazë nuk do të kishim kërkuar emra konkretë dhe nuk do të kishim harxhuar energji. Ne duhet të kemi një konsensus më të gjerë se votat tona”.