-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nisma Evropiane për Stabilitet kërkon që KiE ta pranojë Kosovën

Kryesoret

Edhe Nisma Evropiane për Stabilitet (ESI), ka përkrahur aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

ESI përmes një deklarate të titulluar “Sërish 47? Rusia jashtë, Kosova brenda”, iu ka bërë thirrje sot ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që ta pranojnë aplikimin e Kosovës dhe ta dërgojnë në Asamblenë Parlamentare (PACE).

Po ashtu Drejtuesit e ESI, Gerald Knaus dhe Kristof Bender, kanë kërkuar që vendimi të merret në takimin e Torinos në Itali më 20 maj.

Dërgimi i Kosovës në PACE bëhet me dy të tretat e votave, që i bie 31 nga 46 vende anëtare të KiE. Kjo derisa 34 prej tyre e kanë njohur Kosovën. Si e tillë përmendet edhe Italia që tani është kryesuese e Komitetit të Ministrave.

ESI vlerëson se Kosova, pavarësia e së cilës u konfirmua edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, është rrëfimi i kundërt i Rusisë që së fundi u përjashtua nga KiE. /Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit