-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zoti Rama, ku mbeti premtimi për teatrin e ri?!

Kryesoret

Nga Josif Papagjoni

Ja qe njeriu ka ca merake mbetur udhes. Plot te tilla flene mendjes sime, por njera syresh, qe duket si pertej meje por qe ne fakt eshte brenda meje, ashtu si nje qelize e vockel, e embel, e bute, eshte edhe shpresa e nje godine te re per TEATRIN KOMBETAR. U be gjithe ajo katrahure, por godina e re ka mbetur ende letrave, premtimeve, procedurave gjyqesore, shpuzes se hirnosur te mllefeve politike, sirtareve te zbrazur te buxhetit. 

Teatri eshte nga artet qe do te vdes ne fund nga zaptimi i hapesires se tij prej imazhit, teknologjise, virtualitetit, konvertimeve figurale, holiogramave te neserme, te cilat do te sofistikojne me tej sendergjimet e paparashikueshme te figures, ndjeshmerive etj. Sepse teatri ka ne qender nje njeri qe frymon ne skene bri teje, pra bri spektatorit, qofte perreth, ne kembe, qofte i ulur ne ndenjese guri a druri, ne kolltuqe te rehatshem a sofate natyrore. Jane anoda-katoda ku kalon rryma dhe krijohet “elektriciteti” i shpirtrave tane. Kur teatrin e kthen ne imazh nuk eshte me i tille, por nje shembelltyre. Pra teatri do te mbetet edhe neser fryme, komunikim, vajtje ardhje fjalesh, kuvendimesh, emocionesh skene-salle. Kjo eshte paradigma estetike dhe mbijetesa e tij si art: aktoret, dramaturgjia, regjisoret dhe gjithe artet e tjere bashkepjesemarrese ne aktin e krijimit, tok me shikuesit dhe bashkejetuesit. S’ke ç’te thuash me shume per kete gje, s’eshte ky rasti te shesesh me kot “dije”…

Kete shkrim e nxiti tjeter gje. Profesor Perparim Kabo ma risolli ne maje te gishtave merakun qe kam pasur: Pse zvarritet e zvarritet kaq shume ndertimi i godines se re te Teatrit Kombetar? Per Partine Socialiste dhe posaçerisht per Edi Ramen ajo u kthye ne nje kale beteje. Dhe ky kale ose te jep kordhen e nje triumfatori, ose te rrezon nga shala. Ti ose behesh nje Shen Mihal, nje Qesar ose nje Jude i vetevarur ne degen e fikut, nje Pompe’. Nga natyra e tij prej “kokeshkreti”, nje njeri qe i qendron fjales, qe nuk terhiqet kollaj nga e tija, une uroj qe kryeministri Rama ta BITIS ate qe nisi. Ta bitis si nje veper te denje, te bukur, arkitektonisht lavderonjese, qe mund t’i jape lumturi popullit, spektatoreve, por dhe hijeshi kryeqytetit tone. Pse jo ta bitis edhe si nje sfide vetjake te tij, sfide shumevjeçare, mes te sharash pa fund dhe shpresash po njesoj.

Bitise, zoti Kryeminister! Fundja ju jeni nje artist dhe kush me shume se ju mund te ngjalle shpresen per ne qe e presim dhe e presim ate veper? Valle nuk i gjen ca euro me shume nga kostua paraprake? E ç’pune ka lufta ne Ukraine ketu? Ose çmimi i hekurit e me the te thash. Bah! E kush e beson kete? Po ja, bie fjala, hiq ca para nga ndonje rruge, veper publike diku ne ndonje qytet, nga ndoca blerje per zyra, pajisje e plot qoshe te tjera dhe pretekstet bien saora. Ose kerkoju nje “borxh” atyre qe marrin pafundesisht oferta, tendera, toka, projekte nga shteti yne, domethene nga ne si taksapagues, se ia kane kete borxh favoreve qe u jane bere nga qeveria juaj.

Sa i takon ish godines se shembur te teatrit, do te ishte vertet diç e bukur qe ajo te behej nje muze i “gjalle”, padyshim duke e ristrukturuar. Por ketu me brente here pas here nje dyshim. A e kishte hapesiren dhe luksin zhvillimi i vrullshem urban i Tiranes ne kushtet e nje kryeqyteti qe ndryshon çdo vit, çdo dite, per nje gje te tille? Sa i frytshem do te ishte ky muze, sa vizitore do te kishte ne dite, sa para do te nxirrte qe te mund te subvencionohej pjeserish nga shteti dhe pjeserisht nga vetja etj? A do te vitalizohej gjithe ajo hapesire apo do te kishte mbetur si nje fjetore e madhe dhe “ushtri” e vdekur? Sepse nje godine e re teatri lipset te jete ne qender, bash aty ku eshte, ne zemer te zemres se kryeqytetit, jo ne periferi. Andaj dhe fale rezistences se komunitetit teatror me se pari, u projektua nje godine e re dinjitoze, aty ku teatri ishte pikerisht.

Por çeshtja u politizua aq shume sa fare pak artiste te shquar iu qasen demostratave anti-Rama, te cilat ishin te mbushura thjesht me militante partiake. Kjo e degustonte dhe e nervozonte pjesen tjeter, madje u krijuan kundervenie, sepse u veprua ne ate menyre sikur teatri te ishte tapia kulturore e shpirterore vetem e disave prej tyre si te qene shenjtit e tij, jo dhe e gjithe ne te tjereve, qe shaheshin dhe anatemoheshin televizioneve. Ku jane ata njerez sot? Ishin artiste, dashamires te artit apo gerthites qe ndezulloheshin nga ndoca fytyra te tejkaluara, kinse lidere,  qe merrnin pozat e robespjereve qesharake e patetike, te cilet bile do te vriteshin vdisnin aty, te shkelur nga fadromat!…

A kishin pare ndonje shfaqje teatri keta mbushes te perhershem mitingjesh apo hiç! A kishin lexuar ndonje drame apo thjesht luanin rolin e caktuar, ate te ushtarit? Po ato tre-kater fytyra qe pushtonin ekranet dikur, ç’u bene, nga humben, pse televizionet i flaken si limone te shtrydhur, thjesht sa per te mbushur programet e tyre vanitoze? A ndjehen te keqperdorur apo?!… Ku shkoi gjithe ajo ndezulli “patriotike” dhe gjithe ajo retorike, qe sipas meje cytej nga sherbesat partiake qe ata po benin, siç dhe u pa me zgjedhjet e disave prej tyre neper forumet politike, se fundmi. Prandaj njerezit nuk besonin shume, sepse çeshtja u rrok nga dora e  tjeterkujt, si nje “casus beli”, nje lloj shpate prej gladiatori politik dhe jo prej artisti te mirebesuar.

Por godina e teatri “pushoi” si çeshtje politike dhe habitshem u fashit gjithçka. Dhe tani godina e re e premtuar peshon e gjitha mbi shpinen e qeverise dhe, sikurse e thashe, ne shpinen e Edi Rames. Eshte barre jo e lehte, zoti kryeminister. Me dhelperite e vogla “bizantiniste” ajo barre i eshte ngarkuar me kot shpines se brishte te Erjon Veliajt, por them se ajo shpine, e vetme, s’e mban dot, paçka deshires. Dhe ju e dini. Duhet ta mbani ju. Burrerisht. Se, large qofte, ajo mund te shnderrohet ne nje “kalbje shpine” si ne mitin biblik te Kainit dhe Abelit. Ne mos sot, politikisht, me siguri do ngjase ne kujtesen historike te vendit neser. Dhe kjo do te leshonte eren e qelbur te nje kufome qe do t’ju qelbte ju me se pari, emrin tuaj, bemat e tua, mandatet tuaja te fituara, me tutje oborrin tuaj dhe pastaj te gjithe neve qe besuam ne dorezani te FJALA JUAJ.

Nese teatri i ri nuk ndertohet, ky do te ishte nje zhgenjim i madh per te gjithe ne. Atehere: Turp e poshtersi per ata qe genjyen dhe e kthyen “token e shenjte te teatrit” ne nje leter bakalli per te shitur pak me shume “gjize” nga tallavaja dhe plehu i politikes, joshur nga fletushkat e Mamonit, demonit te parase. Lus zotin qe kjo te mos jete keshtu e te mos ndodh. Dhe godina te nis se fundmi. Sepse pas tre vjetesh, me kater sallat e saj, frymemarrja e Teatrit tone Kombetar do te jete krej ndryshe. Une s’besoj se do ta arrij ate dite, por e perfytyroj. Ajo godine do te mbetet thjesht nje pikez loti ne nostalgjite e mia, ne nostalgjite tona. Teatri rron permes krijimit, vepres, frymes se artisteve, jo godinave, pupulit a beton qofshin ato. Ndersa FJALA E DHENE, zoti kryeminisrer, rron te GURI. Gurin e ri te Teatrit Kombetar duam ta shohim te gjithe. Ku i dihet, ndofta neser si spektatore te thjeshte, mund ta pini nje kafe me ata qe besuan dhe ata qe nuk besuan te ju. Une besova te ju…

Per nje vend te vogel si Shqiperia, mua ma ka enda ta shoh ne kembe ate godine te re, zoti Rama!…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit