Partia Socialiste ka njoftuar se ka bërë ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe. Mësohet se Ulsi Manja, nga drejtues i qarkut të Dibrës është caktuar si drejtues i qarkut të Lezhës.
Ulsi Manja do të zëvendësojë në Lezhë Blendi Klosin, ndërsa në vend të tij në Dibër mësohet se PS ka vendosur ministren Belinda Balluku.
Lajmi është bërë i ditur nga Damian Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.
“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive. Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku”, ka bërë të ditur Damian Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.