“5pyetjet.al” zbardh detaje të reja nga sasia e kokainës që u zbulua në portin e Durrësit.
Paraprakisht, deri tani mësohet se është sekuestruar 59 kg kokainë e fshehur në 53 pako në dy çanta.

Task Forca po kërkon edhe për “xhepa” të tjera brenda anijes me kapiten rus ku mund të jetë fshehur kokainë.
Anija “Unistream” është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill ora 11:32 dhe arriti në Durrës në 16 maj në orën 08:32.
Sinjalizimi për kokainën brenda anijes me 6500 ton qymyr është dhënë për autoritetet shqiptare nga partnerët.









