Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij, Olena Zelenskaya janë shfaqur së bashku në publik për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Çifti mori pjesë në funeralin e presidentit të parë të Ukrainës.
Zelensky dhe bashkëshortja dukeshin të rraskapitur dhe të qetë ndërsa ecnin për të vendosur lule në arkivolin e Leonid Kravchukit, njeriu i parë që drejtoi Ukrainën e pavarur që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Ai ndërroi jetë gjatë fundjavës në moshën 88-vjeçare pas një sëmundje të gjatë, raporton Dailymail.
I veshur me të zeza në vend të uniformës së kamuflazhit, e cila është bërë markë në tre muajt e fundit, Zelensky eci pranë bashkëshortes, që gjithashtu ishte e veshur në të zeza.
Dalja e Olenas në publik së bashku me bashkëshortin e saj vjen një muaj pasi ajo zbuloi se me të është dëgjuar vetëm në telefon që nga fillimi i luftës.
Më pas ajo theksoi se bashkimi me burrin e saj do të bënte që ajo dhe fëmijët e tyre të ishin në rrezik.
Nuk është e qartë se kur saktësisht ajo u kthye në Kiev, por çifti kaloi të paktën gjashtë javë të ndarë, sipas disa mediave.