Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, gjatë takimit me demokratët e Beratit ka sjellë në vëmendje problemet me luftën kundër drogës.
Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se Rama flet më me pasion për kanabisin se sa për grurin, fikun etj.
“Sot Shqipëria është rruga kryesore heroinës në Evropë. Porti i Durrësit është shndërruar një nga portet më kryesore të kokainës. Po jo vetëm kaq, problemi është se kryeministri ynë flet për kanabisin më me pasion se për grurin, se për ullirin, se për fikun, arrat, drurët frutor, pa le që lopët dhe blegtorinë nuk e zë kurrë në gojë,” është shprehur ai.