Gjatë aksionit të ndërmarr nga SPAK në orët e para të kësaj të enjte, është përfolur arrestimi edhe i një avokati.
Nga përgjimet A. B ka dalë se ka prishur provat për një vrasje ndodhur në kryeqytet, por edhe ka porositur djegien e makinës së një të afërmi të tij për shkak të konflikteve që ka pasur.
Pritet që SPAK do dalë në orën 13:00 në një konferencë, ku do japë detaje.
Nga ana tjetër një operacion po zhvillohet në Tiranë, SPAK po kontrollon 3 pallate në zonën e Liqenit të Thatë. Mësohet se janë lokalizuar dy nga të kërkuarit.