-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla-Berishës: Milioner të ka bërë Luli, SPAK-u të hetojë kompleksin “Partizani”

Kryesoret

Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, u shpreh se skema më e paimagjinueshme e pastrimit të parave është Kompleksi Partizani.

Ai kërkoi nga SPAK të hetojë sa më parë këtë çështje.  “Shkoni kontrolloni faturat sesi nga kompania që ka ngritur Kompleksin Partizani financohet televizioni i Berishës. Ky është ashiqare, e di e gjithë Shqipëria. Shkuan ngritën një shoqëri, i bënë kontrata suksesi të pretenduesve për pronarë, i thanë që ne ta kthejmë këtë tokën sepse unë jam dhëndri i pushtetit. Shkuan morën dhe lejen e ndërtimit. Këtu, të paktën, Sali, duhet t’ia njohësh një meritë Lulit, ta ka dhënë lejen e ndërtimit aty.

Bëji hashër sa të duash, por milionerë të ka bërë Luli. Të ka dhënë firmën për një tokë që ty nuk të takonte, se e ke marrë me 100 mijë lekë të vjetra, në fund janë prodhuar 22 milionë euro. Më pas, bëhet operacioni i fundit. Një ditë bukur hyn dhëndri i non grata-s dhe me 3.3 milionë lekë të vjetra blen 33% të aksioneve dhe një ditë të bukur gdhihet me 22 milionë. Ta hetojë SPAK-u. Kjo është skema. Vetëm se ka një gjë, pastrimi i parave nuk parashkruhet dhe prandaj unë jam i qetë këtu edhe nuk shqetësohem as për çështjen e embargos së shqiponjës”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit