-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dendias në Tiranë, Xhaçka: Deti në “Hagë”, çamët duan pronat

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias po zhvillon një vizitë në Tiranë në nisje të një turi ballkanik. Ministrja Olta Xhaçka i kujtoi përballë, në sy, jo vetëm çështjen e kufirit detar dhe ligjin e luftës, por edhe pronat e komunitetit çam në Greqi. “Diskutuam edhe për kufirin detar, e cila paraqet interes të veçantë për dy vendet tona, në hapësirat detare. Rikonfirmuam vullnetin për kërkimin e një kompromisi në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë për një zgjidhje të pranuar reciprokisht.

Ne besojmë se vullneti i mirë për të kërkuar një zgjidhje të pranuar me një çështje kaq të vështirë sa ajo e hapësirave detare mund të shërbejë edhe si një shembull i qasjes konstruktive që vendet tona mike mund të fillojnë diskutimet edhe për çështje të tjera, sado të vështira që kemi trashëguar nga historia dhe tragjike e luftës së dytë botërore, si heqja e ligjit të luftës apo çështjet e drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam” tha ajo.

Por ministri grek e mohoi çështjen e pronave të çamëve kur tha se nuk ekziston, duke kërcënuar se nëse do të ngrihet si pretendim nga Shqipëria, do të çojë në pasoja të nivelit të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera duke bllokuar integrimin.

Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë, madje abrogimi i ligjit të luftës është diçka që duhet të shkëputemi, e të bashkëpunojmë që pikat historike për abrogimin e tij të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur.

Por duhet të diskutojmë mbi çështje praktike, që kanë të bëjnë me palën greke. Ne mendojmë se nuk janë gjërat siç paramendohem. Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese pasi do na çojë në pasoja të nivelit të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me intenerarin tuaj në Evropë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit