Papa Françesku është shprehur tejet i indinjuar nga ngjarja e ndodhur në Teksas këtë të mërkurë ku mbetën të vrarë 19 fëmijë.
Ai bëri thirrje për kontroll më të madh të armëve.
“Jam zemërthyer nga masakra në shkollën fillore në Teksas. Unë lutem për fëmijët dhe të rriturit që u vranë dhe për familjet e tyre.
Është koha t’i themi “mjaft” trafikut pa kriter të armëve. Le të angazhohemi të gjithë që tragjedi si kjo të mos ndodhin më,” tha ai.