Ukraina ka reaguar sërish ndaj agresionit rus në territorin e tyre dhe këtë herë ka të bëjë me viktimat në radhën e civilëve.
Sipas kryeministrit të Ukrainës, Denis Shmygal, rusët kanë vrarë me dhjetëra herë më shumë civilë sesa ushtarë të Ukrainës. Sipas tij, kjo tregon se Rusia është në luftë me popullin civil të Ukrainës.
“Numri i viktimave civile është dhjetë herë më i lartë se numri i viktimave ushtarake. Kjo tregon se ushtria ruse dhe Rusia janë në luftë me popullsinë civile të Ukrainës, jo me forcat tona të armatosura,” shkruan kryeministri i Ukrainës, Denis Shmygal. Lajmin e bën të ditur Ukrinform .